Donald Trump më në fund ka mbështetur kandidaturën kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve, Paul Ryan, dhe senatorin John McCain në rizgjedhjen e tyre në postet përkatëse.Kjo ka çuditur republikanët pasi më herët këtë javë miliarderi refuzoi të tregojë nëse do të mbështesë dy figurat e rëndësishme tek Republikanët.
Trump tha se tani duhen Ryan dhe McCain në rrugëtimin e tij presidencial.
Por më herët në një intervistë për “Washington Post” ai ishte shprehur veçanërisht për Paul Ryan se i duhet ende punë për të arritur suksesin e dëshiruar.
Më shumë sesa konstatim real, Trump duket se ia ktheu në të njëjtën monedhë kolegut të tij republikan, kjo sepse përpara se Paul Ryan të mbështeste Donald Trump ishte treguar shumë skeptik duke thënë të njëjtat fjalë.
“Trump nuk është atje ku duhej të ishte”, kishte deklaruar ai, ndërsa më vonë e mbështeti miliarderin në nominimin e tij zyrtar.
Ndërsa sa i përket John McCain, Trump në vitin 2008 e ka quajtur atë një dështak. Por pas furtunës së kritikave javëve të fundit, Donald Trump tha “sot unë jam me ta dhe do të punojmë së bashku”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.