Lajmet e fundit

Organizata jo-qeveritare “Students Helping Life”, në bashkëpunim me Ubo Consulting, bën një hulumtim për shkaqet e papunësisë në Rahovec.
Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se mungesa e kualifikimit të punëtorëve është njëra nga telashet kryesore, por mungon edhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe bizneseve.
E nga bisedat me 50 biznese të ksasj ane u bë e ditur se pozitat më të kërkuara në vitin e kaluar ishin ndërtimtarët, shoferët dhe arkëtarët.
Ndërsa vitin e ardhshëm mundësi punësimi më së shumti do të kenë menaxherët, teknologët ushqimor e kontabilistët.
Kronikë nga Halil Berisha