Lajmet e fundit

Papa Françesku ka ftuar këtë të diel të gjithë liderët botëror që të punojnë në favor të çarmatimit bërthamor.
Kjo sipas tij duhet të ndodhë në mënyrë që të mbrohen të drejtat e njerëzve, kryesisht të atyre që janë më të ligë dhe të paprivilegjuar, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Ati i shenjtë ka thënë se ka nevojë që të punohet me përkushtim për të ndërtuar një botë pa armë bërthamore.
Vërejtjet e tij vijnë në ditën kur grupi që fitoi çmimin Nobel për paqe thirri kombet që kanë armë bërthamore që nxjerrin një traktat në Kombet e Bashkuara për të ndaluar armët atomike.