Lajmet e fundit
Papa Françesku do të zhvillojë një takim me Raul Katron, presidentin e Kubës. Për takimin thuhet të jetë shumë diskret.

Papa Fraçesku do ta mirëpres në rezidencën e tij në Vatikan, presidentin kubanez, vëllain e Fidel Kastros, Raulin.
Sipas shpjegimeve të pakta dhënë për këtë takim, thuhet se ai do të zhvillohet në kushte ekstreme privatësie.
“Do të jetë një vizitë rreptësisht private”, shpjegoi Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Atë Federiko Lombardi.
Kjo vizitë e kubanezit, Raul Kastro, i paraprinë asaj që Papa do të realizojë në shtatorë në Kubë.
Françesku pas Kubës do të udhëtojë për një vend tjetër amerikan. Ai viziton edhe Shtetet e Bashkuara.