Papa Françesku nuk ka parë televizor që prej 25 vjetësh, nuk e përdor internetin dhe lexon vetëm një gazetë në ditë për 10 minuta.
“Nuk kam parë televizion që prej 15 korrikut të vitit 1990. Ky është një premtim që i kam bërë Virgjëreshës së Carmen, natën e 15 korrikut 1990”, ka thënë Papa Françesku, në një intervistë për gazetën argjentinase “La Voz del Pueblo”.
Kur ai u pyet nësekishte ndonjë arsye se pse nuk shihte televizor, Papa tha: “Nuk është për mua".
Papa Françesku njihet si fans i futbollit, por thotë se nuk i shikon ndeshjet e skuadrës së tij të preferuar, San Lorenzo, por për rezultatet e ndeshjeve pyet rojet e ti, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.