Lajmet e fundit

Papa Françesku ka nisur etapën e fundit të turneut të tij afrikan, me një vizitë në Republikën e Afrikës Qendrore, vend ky i gjunjëzuar nga dhuna mes rebelëve myslimanë dhe milicive të krishterë.
Gjatë vizitës së tij, Papa do të mbajë një meshë në kryeqytetin Bangui, por pritet të takohet edhe me liderët myslimanë dhe të vizitojë një xhami në enklavën myslimane të qytetit të njohur si PK5. Në Uganda, Papa mbajti një meshë përpara mijëra njerëzve dhe foli në një kishë katolike që i dedikohej të krishterëve të martirizuar për shkak të besimit të tyre në shekullin XIX.
Mesha shënoi 50-vjetorin e shenjtërimit të martirëve. Të premten ndërkohë Papa iu drejtua të rinjve në kryeqytetin kenian Nairobi, duke u kërkuar atyre të bashkohen dhe të ngrihen kundër pasojave shkatërrimtare të tribalizmit.
Presidenti Fransua Bozize u rrëzua në një grusht shteti në mars të vitit 2013 dhe një grup i përbërë nga rebelë myslimanë nga veriu, Seleka, marshoi në Bangui, duke marrë për një kohë kontrollin e vendit.