Lajmet e fundit

Papa Françesku dënoi mizorinë e luftës në Ukrainë në një meshë vigjilence të Pashkëve që mori pjesë sot, por në të cilën ai nuk kryesoi, me sa duket për shkak të dhimbjes në këmbë që e ka detyruar të kufizojë aktivitetet.
Në meshë mori pjesë Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit, i cili u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar dhe më vonë u lirua në një shkëmbim të burgosurish.
Papa foli për errësirën e luftës e të mizorisë, përcjell Klankosova.tv
"Të gjithë ne lutemi për ju dhe me ju. Ne lutemi sepse ka kaq shumë vuajtje. Ne mund t'ju bëjmë vetëm shoqërinë tonë, lutjet tona dhe t'ju themi 'guxim, ne ju shoqërojmë'", tha Françesku.
Ai përfundoi duke thënë "Krishti u ringjall" në ukrainisht.