19.02.2017 · përditësuar para 3450 dite1 min lexim
Papa Françesku i ka kushtuar një lutje të veçantë sot Pakistanit dhe Irakut të cilët së fundi janë përballur me sulme terroriste me shumë viktima.
"Popujt e dashur të Pakistanit dhe Irakut janë veçanërisht në mendimet e mia pasi janë goditur nga veprime të tmerrshme terroriste ditëve të fundit. Të lutemi për viktimat, për të lënduarit dhe familjet e tyre. Të lutemi shumë për çdo zemër të ngurtë të mbushur me urrejtje që ti kthehen vullnetit të Zotit”, ka thënë Françesku gjatë lutjeve të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, njofton Radio Europa e Lirë.
Më 16 shkurt, grupi terrorist, Shteti Islamik ka kryer sulm në një vend të shenjtë të myslimanëve Sufi duke vrarë 88 persona dhe lënduar mbi 100 të tjerë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.