Lajmet e fundit

Në mesazhin e tij për 2017, Papa Françesku ka folur për herë të parë për jo dhunën. Ai ka thënë se armët janë rrezik i madhi çnjerëzimit për ata që i përdorin.
Ai përmes mesazhit të tij ka apeluar për çarmatim dhe ndalim të armëve bërthamore.
‘’ Thirrja u përket njerëzve vullnet mirë të besimtarëve e jo besimtarëve që ta shpëtojnë botën. Bëj apel për çarmatim dhe ndalim të përdorimit të armëve bërthamore’’
‘’Ç’kuptim kanë pushtimet që sjellin vetëm vuajtje. Armët mbajnë rrezik të madh të çnjerëzimit për ata që i përdorin. Fërkimet hartohen me dialog, mëshirë, falje në kërkim të mëshirës së tjetrit. Të ndalen menjëherë dhunimet ndaj grave e fëmijëve’' ka thënë Papa Françesku në mesazhin e tij, njofton Klan Kosova.