Lajmet e fundit

Papa Francis, ka thënë se katolikët e Britanisë së Madhe, duhet t’i ftojnë më shumë se 3,000 familje që të strehohen në shtëpitë e tyre, transmeton Klan Kosova.
Kreu i kishës Katolike e ka bërë këtë kërkesë dramatike para mijëra njerëzve në vatikan, dhe po ashtu ka kërkuar që çdo famulli katolike në Europë të mobilizohet për të ndihmuar refugjatët që po vijnë drejt Europës.
Anglia, Uellsi dhe Skotlanda kanë 3,300 famulli katolike, kështu që bujaria e tyre mund të shfaqet nëse secila prej këtyre famullive strehon të paktën një familje siriane.
Papa, nën tingullin e duartrokitjeve në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan ka thënë:
“U bëj apel të gjitha famullive, komuniteteve religjioze dhe manastireve në të gjithë Europën që të pranojnë familje refugjatësh për strehim”.
Vatikani do të jetë shembulli i bujarisë për Europën, duke strehuar nga një familje refugjatësh në secilën famulli të sajën për çdo ditë.