Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka kërkuar që të fillohet me debat rreth mundësisë që klerikëve katolikë romakë në Brazil t’iu lejohet martesa, lajmërojnë burimet nga Vatikani.
Është e njohur se, për shembull, në Afrikë, shumë priftërinj kanë të dashura por edhe fëmijë. Papa konsideron se situatat e tilla duhet të rregullohen në një mënyrë të ligjshme.
Pontifi ka pranuar të diskutohet rreth heqjes së pjesshme të beqarisë së priftërinjve dhe se do të vijë deri te votimi i mundshëm i peshkopëve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.