Lajmet e fundit

Papa Françesku ka thënë se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjeve është se marrë peng nga materializmi.
Ati i Shenjtë gjatë fjalimit të tij gjithashtu dënoi vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve, transmeton Klan Kosova.
Ai përmendi ata fëmijë që janë përballur me urinë, që kanë rrezikuar në rrugët e migrimit dhe bombardimin në qytetet siriane si Aleppo.
Mijëra njerëz morën pjesë në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa me mijëra të tjerë e ndoqën atë nga jashtë ndërtesës në ekrane të mëdha, pavarësisht të ftohtit.