Lajmet e fundit

Evropa duhet t`i integrojë emigrantët që vijnë në territorin e saj, por jo që t`ua "hap derën atyre në një mënyrë të paarsyeshme", ka thënë Papa Françesku.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një interviste për gazetën franceze "La Croix" kur u pyet nëse Evropa mund të pranojë një numër kaq të madh të emigrantëve, transmeton Klan Kosova.
Kreu i Vatikanit ka shtuar se çështja themelore se pse ka kaq shumë emigrantë janë luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë dhe zhvillimi i dobët në kontinentin afrikan, gjë që çon edhe në uri.