Lajmet e fundit

Papa Françesku ka postuar një mesazh kundër luftës në llogarinë e tij në Twitter në ukrainisht, rusisht dhe anglisht, duke thënë se "çdo luftë e lë botën tonë më keq se më parë".
"Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit," shtoi ai, duke e quajtur atë një "kapitullim të turpshëm, një disfatë therëse para forcave të së keqes", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Është një citim nga një shkrim i tij, i quajtur Fratelli Tutti.
https://twitter.com/Pontifex/status/1497274424013340673