Lajmet e fundit

Papa Françesku ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftimeve në Siri, gjatë fjalimit të tij për Krishtlindje, duke thënë se "shumë gjak është derdhur gjatë këtij konflikti", transmeton Klan Kosova.
Duke folur para mijëra pelegrinëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa u bëri thirrje palestinezëve dhe izraelitëve të heqin dorë nga urrejtja dhe hakmarrja.
Ati i Shenjtë bëri thirrje për paqe për cilindo që ka humbur nëj person të dashur për shkak të akteve të urryera të terrorizmit, që kanë përjetuar frikën dhe vdekjen në zemër të shumë qyteteve dhe shumë shteteve.
Papa ka kërkuar paqe edhe për viktimat e shumtë të tërmeteve apo katastrofave natyrore.