Lajmet e fundit

Duke iu bërë thirrje të krishterëve që të mos lejojnë frikën dhe pesimizmin t’i pushtojnë ata, Papa Françesko mbajti fjalimin e tij për Festën e Pashkëve.
Fjalimet e tij për paqe dhe shpresë arrijnë poashtu pas një jave të zymtë që përkoi Europën përgjatë sulmeve dhe arrestimeve që ndodhën në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Duke folur në mes të një sigurie të madhe në Vatikan, Papa iu drejtua të pranishmëve duke thënë:
‘’Le të mos lejojmë që errësira dhe frika të na shpërqendrojnë e të kenë nën kontroll zemrat tona’’.
Dhuna terroriste e cila po shihet të jetë shpeshtuar në shumë vende ka bërë që edhe shumë pelegrinë të anulojnë udhëtimet e tyre të planifikuara në Romë megjithatë sipas BBC, bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan prapë se prapë ishte e mbushur derisa Papa Françesku kremtoi së bashku me masë të shtunën mbrëma për Festën e Pashkëve, njofton Klan Kosova.