Lajmet e fundit

Papa Françesko do ta vizitojë ishullin grek të Lesbos, për të treguar mbështetje për refugjatët që po përpiqen të arrinë në Evropë.
Papa që do të takohet edhe nga Patriarku i Kishës Ortodokse Bartholomeu do ta vizitojë një kamp i cili mban më shumë se 3 mijë refugjatë të cilët janë në pritje të përpunimit të kërkesave për azil ose depërtimit për në Turqi.
Lesbos ka qenë pika kyçe e hyrjes në Evropë për emigrantë gjatë vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Mijëra refugjatë tani janë të mbërthyer në këtë ishull pas marrëveshjes që është arritur në mes të Evropës dhe Turqisë.