Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Kristian Panuçi, ka paditur sot ish-Presidentin, Bujar Nishani.
Padia ka të bëjë me një status që Nishani kishte bërë pas ndeshjes me Kosovën, ku atë kohë e quajti Panuçin “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”.
Nishani i hodhi këto akuza pas humbjes së Kombëtares në miqësoren ndaj Kosovës, ku Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 3-0, shkruan Top Channel.
Panuçi po kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.