Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci luante ndoshta ndeshjen më të veçantë të karrierës së tij, sepse përballej me atdheun e tij, Italinë.
Trajneri vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve dhe u shpreh se kjo është baza mbi të cilën do të ngrihet e ardhmja e kombëtares.
"Luajtëm me shumë kurajo dhe zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme. Krijuam 3-4 situata goli, ndoshta edhe duke rrezikuar pak, por jemi munduar të përballemi si të barabartë me Italinë", tha Panucci, shkruan Top Channel.
Trajneri shprehi keqardhje për humbjen, që erdhi si pasojë e një gabimi, por nuk kishte asnjë dyshim mbi paraqitjen e skuadrës.
"Ne u ndëshkuam nga një gabim dhe në të tilla nivele, gabimet peshojnë shumë. Buffon bëri 3-4 pritje të mira dhe kjo i dha tre pikët Italisë", deklaroi Panucci.