Lajmet e fundit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, në Info Magazine të Klan Kosovës duke folur për kriterin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave ka thënë se nga ana e Qeverisë nuk po punohet në mënyrë të duhur.
Sipas Deputetes Pantina, ajo çfarë po bën Qeveria është një lojë e ndytë.
‘’Ajo çfarë po bënë Qeveria është një lojë e ndytë. Sepse në kohën kur Kuvendi është në pushim, të gjithë e dijmë që muaji gusht është i pushimeve, këta duan që diçka të tillë të procedojnë në këtë periudhë.’’
‘’Procesi prej kalimit në Qeveri dhe dalja në Seancë për të votuar është diçka që merr shumë kohë. Gushti është muaji i pushimeve e Qeveria mund të mendoj që nuk kemi organizim të mirëfilltë, kështu kanë bërë edhe me disa marrëveshje të tjera.’’
‘’Në arbitrazh shkohet kur nuk ka marrëveshje mes dy shteteve. Qytetarët e Kosovës, nuk e meritojnë aspak një trajtim të tillë. Deputetët e opozitës sakrifikuan vetën e tyre nga kamerat, shkuan në burg, për interesin publik, ndërkaq deputetët e pozitës po e bëjnë të kundërtën, ata e shfrytëzojnë interesin publik për të përfituar në çështjet e tyre personale.''
‘’Disa kanë bërë pazare direkt me pozitat e tyre, e në disa raste kanë përfituar familjarët e tyre. Ne nuk përfitojmë asgjë për interesa politike, ngase ne po e rrezikojmë burgun dhe gjëra të tjera, prandaj cilat qenkan përfitimet personale që jemi akuzuar për to?’’
‘’Pse Kryeministri nuk i publikon hartat? Asnjëherë në Kuvend nuk kanë sjellë ndonjë dokument bindës. Në Kuvend ata sjellin dokumente marrëveshjesh madje vetëm brenda natës.’’
‘’Si me ju besu Qeverisë tonë që asnjëherë nuk ka publiku një dokument bindës që ekspertët ndërkombëtarë kanë të drejtë. Ne si lëvizje jemi të gatshëm për zgjedhje.’’