Lajmet e fundit

Deputetja Shqipe Pantina i ka dalë në krah koleges së saj, Aida Dërguti, duke shkruar se ajo po tentohet të kryqëzohet pa u ditur e vërteta e plotë.
Dërguti është gjendur nën breshëri kritikash për etiketimin që i ka bërë dikur shefit të saj të partisë, Albin Kurti, duke e quajtur mut.
Por Pantina e ka mbrojtur Dërgutin, duke thënë se burrat po vazhdojnë t'i fyejnë dhe linçojnë gratë, por se beson që kolegia e saj do t'ia dalë të përballet sukseshëm me ta.