Lajmet e fundit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendojse, Shqipe Pantina, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, e cila sonte në njërën nga studiot televizive e ka akuzuar Pantinën se ajo ka përdorur fjalë fyese kundër punëtorëve të sigurimit të Kuvendit.
Pantina i ka cilësuar si shpifje fjalët e deputetes Gaxherri dhe tentim për justifikim për qëndrimet e mëparshme.
“ Besa Gaxherri mos shpif.Nuk mund te i justifikosh qëndrimet tua anti feministe dhe fyese duke vazhduar te shpifesh kundër deputeteve tjera. Ne fjalorin tim asnjëherë nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë shprehej te tilla për te cilat ju po shpifni sonte, e aq me pak të ju drejtohem punëtoreve të sigurimit të cilat edhe ashtu vetëm po e zbatonin një urdhër që tjetër kush ua kishte dhënë, e për më tepër as nuk i kanë trajnuar si duhet ta kryejnë punën e tyre. Por ato më së paku i bëjë fajtore. Fajtor është kjo qeveri e ky regjim dhe deputetet si puna jote që mëkatet e veta mundohen ti shlyejnë duke shpifur e ofenduar të tjerët. Vërtetë jeni për të ardhur keq!,” ka shkruar Pantina në Facebook, njofton Klan Kosova.