Lajmet e fundit

Është mbajtur takimi i radhës i komisionit ndërministror për Kthim të Qeverisë së Kosovës.
Pas bisedimeve që u mbajtën me dyer të mbyllura ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se janë përafruar qëndrimet për themelimin e një paneli gjyqësor që do të merrej me pronat e uzurpuara që sipas tij nuk janë vetëm të serbëve por edhe të shqiptarëve.
Jevtiq ka shtuar se kjo nuk do të jetë një gjykatë e veçantë derisa sipas tij për këtë punë nuk pritet vetëm përkrahja e ministrisë së drejtësisë por edhe akterëve të tjerë emrat e të cilëve nuk i bëri të ditur.
Lidhur me këtë temë, paraprakisht ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nuk kanë nevojë për një organ të veçantë gjyqësor pasi siç tha ai çështja e pronave duhet të zgjidhet në gjykatat ekzistuese, njofton Klan Kosova.