Lajmet e fundit

Transmetimi i Champions edhe në Art Motion, përmes kanalit Arena Sport, bëri bujë të madhe.
Shumë shikues e mirëpritën këtë gjë, por jo edhe Kujtesa dhe disa politikanë, që të nxitur nga kjo platformë, iu bashkuan fushatës së saj të pandershme për lincim publik të Art Motion.
Kujtesa reagoi, duke mos lënë vend pa u ankuar, përfshirë institucione të shumta, të cilat bënë gabim të madh, duke ndërhyrë politikisht në sport, gjë që është e pahijshme për demokracinë e secilit shtet, përfshirë edhe Kosovën.
Por, cila është e vërteta e historisë së shitjes dhe blerjes së të drejtave për transmetimin e Ligës së Kampionëve në Kosovë.
Ne ciklin e ri të shitjës së drejtave televizive per Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën, në sezonat 2018-2021 agjencioni TEAM (Television Event and Media Marketing AG), i cili është autorizuar nga UEFA për të bërë shitjen globale të drejtave televizive, me 1 maj 2017 ka dërguar letër informuese për kompanitë e interesuara duke theksuar katër pika:
Në fakt, me 14 dhe 15 shkurt, zyrtarë të kompanisë TEAM ishin në Prishtinë dhe u takuan, në hotelin Suis Diamond, me palët e interesuara. Ndër to ishin edhe Kujtesa dhe Art Motion. Gjatë takimit, zyrtarët e Art Motion janë interesuar nëse mund t’i blejnë edhe të drejtat në gjuhën serbe për Kosovë, por përgjigja që morën ishte se ato, tashmë, ishin shitur.
Me këtë rast është bërë e qartë se tenderimi i Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës do të bëhet individualisht, por mund të jetë edhe i kryqëzuar; Kosova dhe Shqipëria do të tenderojnë njëkohësisht ndërsa që transmetuesve nga Serbia do t’ju lejohet tenderimi për gjuhë n serbe në Kosovë.
Është e vërtet se KUJTESA ka arritur t’i blej të drejtat ekskluzive për Kosovë, në gjuhën shqipe, por jo edhe të drejtat tjera për shtetin tonë, të cilat i kishte siguruar Arena Sport. Ndërkohë, Art Motion ka kontraktuar ligjërisht transmetimin e këtij kanali në platformën e vetë, dhe me këtë, edhe të drejtën e emetimit të komplet përmbajtjes së saj programore, e cila ligjërisht mund të emetohet në Kosovë.
Kur e ka kuptuar se gabimin e vetë dhe faktin tjetër se Champions mund të transmetohet pa asnjë problem në Kosovë, në gjuhën serbe, nga ndonjë kanal i platformës tjetër, e që nuk është Kujtesa, kjo platformë, nisi lincimin medial të Art Motion, duke bërë trysni te Komisioni i Pavarur i Mediave, përmes Komisionit Parlamentar për Medie, që udhëhet nga Nait Hasani, e përmes tij dhe komisionit edhe tek Bordi i KPM-së i cili në mënyrë arbitrare po hedh posht të gjitha faktet se Art Motion ka të gjitha të drejtat legale për transmetimin e Arena Sport në Kosovë, me komplet përmbajtjen e saj programore duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.