Lajmet e fundit

Rruga kryesore tregtare e Athinës u mbush plot me njerëz.
Të gjithë me nguti i kryen blerjet e fundit të Krishtlindjes derisa nga e premtja janë të detyruar të zbatojnë edhe masat e reja kundër COVID-19.
Maskat në fytyrë u bënë obligative për të gjithë, ndërkaq koncertet dhe ngjarjet e tjera u anuluan për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron.
Edhe Parisi ndalesë iu vendosi bareve dhe restoranteve. Ahengjet mund të bëhen në shtëpi veç se secili mysafir obligohet të bëjë një test PCR para se t’i bashkohet festës.
Qeveria franceze ka anuluar tubimet e Vitit të Ri dhe ka kërkuar nga kompanitë kthimin e punës nga shtëpia nga 3 janari.
Nga e premtja detyrim u bë maska edhe në Spanjë. Kjo masë mbrojtëse u bë obligative pasi autoritetet nuk deshën mbylljen e gastronomisë e as kufizimet e tubimeve gjatë periudhës festive.