Kur gazeta Washington Post kërkoi nga lexuesit e saj të përshkruanin vitin 2020 me një fjalë, shumica e njerëzve thanë "rraskapitës". Të kalosh kaq shumë kohë në shtëpi nuk ishte kënaqësi, por diçka e mirë mund të ketë dalë prej saj - njerëzit kanë zhvilluar zakone më të shëndetshme.
Një sondazh i fundit i 2 mijë amerikanëve ka zbuluar se 73% janë përpjekur të zhvillojnë rutina të shëndetshme ditore gjatë vitit të kaluar, të tilla si gjumi më i mirë, ushqimi më i shëndetshëm dhe ushtrimet më shumë.
Më shumë se dy të tretat e të anketuarve thanë se e kishin më të lehtë të ushqeheshin shëndetshëm teksa qëndronin në shtëpi, dhe më shumë se gjysma thanë se preferojnë të ushtrojnë nga shtëpia.
Sondazhi, i cili u bë nga OnePoll për Fresh Express - kompani që shet sallata të gatshme, gjithashtu zbuloi se 36% e amerikanëve hanë më shumë sallata se kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë. Rezultatet sugjerojnë se mesatarja amerikane tani ha sallatë tri herë në javë.
Një studim i shkurtit nga OnePoll gjithashtu zbuloi se 39% e amerikanëve kanë filluar të kënaqen duke ngrënë perime më shumë gjatë pandemisë. Tre të katërtat e pjesëmarrësve gjithashtu thanë se kënaqen me perime tani më shumë sesa kur ishin fëmijë. Kur u pyetën se konsumimin e cilave perime e kanë rritur gjatë viteve, zgjedhjet kryesore ishin brokoli, spinaqi, shpargu, avokado (i cili në të vërtetë është një frut) dhe lulelakra.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.