Kosovarët verës do të shijojnë detin e Shqipërisë, këta të fundit pushimet e dimrit do t’i kalojnë në malet e Kosovës.
Kjo është njëra nga pikat e marrëveshjes së bashkëpunimit që u nënshkrua të dielën në mes të unionit të turizmit kosovar e atij të Shqipërisë, në ditën botërore të turizmit.
Megjithatë shkëmbimi i vizitorëve do të bëhet pas pandemisë, e cila sipas tyre ka goditur rëndë turizmin duke e sjellë në pikën zero.
Kronikë e gazetares Qendresa Sinani.
https://www.youtube.com/watch?v=bRloP95_cPE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.