Lajmet e fundit

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka nxjerrë shtetin e Kosovës nga kriza e rrezikut të kthimit në një strukturë permanente të konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve.
Ai ka shkruar në një postim në Facebook se jetojmë në kohë të vështira, ku rregullat ndërkombëtare po shthuren dhe aventurat politike për të konsideruar njëri-tjetrin “armik” mund të sjellin realitete të paimagjinueshme.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij në Facebook
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka nxjere shtetin e Kosoves nga kriza e rrezikut te kthimit ne nje strukture permanente te konfliktit midis shqiptareve dhe serbeve. Siguria kombetare dhe stabiliteti i vendit shpresoj te nxise palet politike ne Prishtine per tu ulur ne dialog pasi kjo qe ndodhi nuk eshte “fitore” e askujt! Jetojme ne kohe te veshtira ku rregullat nderkombetare po shthurren dhe aventurat politike per te konsideruar njeri-tjetrin “armik” mund te sjellin realitete te paimagjinueshme. Deshtimi i politikes europiane ne Kosove eshte fakt. Politikeberesit e Brukselit eshte mire te bejne nje hap prapa per te mos provokuar perseritjen e deshtimeve te tilla. Per ta, kjo histori mund quhet “ndryshim teksti” ndersa per shqiptaret quhet dicka tjeter. Kosova rrezikoi te kthehej ne nje mekanizem konflikti per te cilen nuk besoj se "burokratet europiane" jane te qarte ende per cfare ka ndodhur. Cdo konflikt ne Kosove do te implikoje arsyeshem nje anetar te NATO-s qe quhet Shqiperi. Pas kesaj, keta zyrtare duhet te vendosin ne se do te vine vete apo do te dergojne te tjeret per te luftuar ne Ballkan. Kohet e veshtira duhen te na qartesojne per zgjedhje te qarta. Brezi politikaneve te UCK-se eshte e vetmja pergjigje kunder rrezikut te ISIS-it dhe lidhjes se fese me politiken. Pres dhe shpresoj ti shoh ata qe te ulen ne oden e miqve se bashku e me pas edhe ne kuvendin e Kosoves.
Ne cdo rast, ne keto kohe rreziqesh, shqiptaret kane miq.Urime Kosove!