Lajmet e fundit

Pas numërimit të 84.10 për qind të votave, vazhdon të kryesojë koalicioni PDK-AAK-Nisma, ndërsa Vetëvendosje ka arritur të dalë edhe zyrtarisht si partia e dytë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, PAN ka 35.10 për qind të votave, Vetëvendosje 25.84 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është në vendin e tretë, me 25.56, njofton Klan Kosova.