Lajmet e fundit

Qyteti i Pejës sot është vërshuar nga uji pas reshjeve të mbrëmshme. Madje, kjo komunë ka shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjitha ekipet emergjente janë në terren për të evituar dëmet.
Ekipi i Klan Kosovës po e monitoron situatën atje dhe kanë dërguar një video ku shihet një sasi e madhe e ujit nëpër rrugë, gjë që ka penguar edhe komunikacionin e rregullt, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu shkollat kanë ndërprerë mësimin si dhe 70 % e biznesve janë të mbyllura, ekipe të shumta po punojnë nëpër rrugët e qytetit për ta larguar ujin.