Lajmet e fundit

Pak minuta pas vrasjes së gazetares dhe kameramanit në Virginia, autori Vester Lee Flanagan, ka publikuar një video në internet.
Flanagan e kishte filmuar të gjithë ngjarjen e vrasjes së kolegëve të tij, ku duket se sa me gjakftohtësi ai ka kryer vrasjen e dyfishtë.
Vetëm pak orë pas ngjarjes, ish punonjësi i pakënaqur i televizionit ku punonte gazetarja Alison Parker dhe kameramani, ka kryer vetëvrasje në një autostradë teksa ishte në ndjekje nga policia.