Lajmet e fundit

Pamje të rënda janë publikuar nga atentati me tritol që iu bë një 25 vjeçari në Vlorë.
Ines Hajrulla, djali i një pronari lokalesh në këtë qytet ka mbetur i gjymtuar nga shpërthimi i eksplozivit.
Në pamjet e filmuara në minutat e para të ngjarjes, shihet i riu teksa kërkon ndihmë, i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me gjak sidomos në pjesën e këmbëve.
Burimet nga policia thanë se në fuoristradën “Jeep” me të cilën udhëtonte Hajrulla janë vendosur 300 gr tritol C4. Makina shpërtheu pranë degës së Sigurimeve Shoqërore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por siç shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa pjesët e makinës kanë fluturuar në largësi.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët.
Eskpertët mendojnë paraprakisht se lënda shpërthyese i është vendosur automjetit në pjesën e përparme te tij.