Zjarr i madh i ka kapluar disa biznese në Suharekë.
Nga pamjet e postuara në rrjete sociale, shihen flakë të mëdha dhe tymi që del nga objekti në qendër të Suharekës, transmeton Klankosova.tv.
Se a ka të lënduar ende nuk dihet, ndërsa Klankosova.tv, ka kontaktuar me organet e rendit dhe është ende në pritje të një përgjigje.
Sakaq, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin me aq kapacitete sa kanë si komunë.
https://www.youtube.com/watch?v=_QTRGLqwlj0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.