Lajmet e fundit

E plotësuar: Më poshtë mund t`i ndiqni pamjet nga takimit mes delegacionit kosovar dhe atij serb që po zhvillohet në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, transmeton Klan Kosova.
Para pak çastesh ka nisur në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me praninë e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Informatën për nisjen e takimit e bëri publik në Twitter , zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, transmeton Klan Kosova.
Pala kosovare e ajo serbe pritet të diskutojnë për energjetikën, telekomin, Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe si dhe barrikadën që njihet si “Parku i Paqes” në urën qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Beogradit, Milivoje Mihajloviq, ka deklauar se ekzekutivi serb pret që qysh sot të nënshkruhet marrëveshja, për atë që pala serbe e quan Zajednica e Komunave Serbe të Kosovës.