17.05.2015 · përditësuar para 4082 dite1 min lexim
Qytetarët në Maqedoni, janë bashkuar në protestën kundër qeverisë në Shkup e cila pritet të fillojë në ora 14:00.
Njerëzit kanë filluar të mblidhen. Numri sa vjen e shtohet dhe gjysmë ore përpara protestës janë grumbulluar më shumë se 3000 veta. Flamujt shqiptarë valojnë te protestuesit.
Forcat policore nuk po i pengojnë protestuesit. Aty shihen bashkë shqiptarë dhe maqedonë, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.