Lajmet e fundit

I pajisur me dron dhe kamerë, fotografi brazilian Gabriel Chaim, kaloi 20 ditë në Irak, duke realizuar fotografi dhe video të kaosit dhe shkatërrimit në këtë vend.
Familjet duke bartur flamuj të bardhë e duke i lënë shtëpitë e tyre, trupa të kalbur të luftëtareve të ISIS, rrugë e shtëpi të shkatërruara.
Këto janë pamjet që Chaim ka realizuar përmes dronit në veri të qytetit Mosul.
Këtu janë duke u zhvilluar luftime të ashpra, përderisa ushtria irakiane e mbështetur nga SHBA-të, me qëllim të largimit të luftëtareve të ISIS, të cilët kanë pasur këtë zonë nën kontroll për afërsisht tre vite.