Lajmet e fundit

Serbët lokalë në veri kanë vendosur mjete të rënda transporti në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, duke bllokuar rrugët.
Ekipi i Klan Kosova ka shkrepur video tek vendet ku janë vendosur barrikadat me kamionë në Zupç dhe Rudarë, ndërkohë që pak më këndej shihet një patrullë e policisë teksa kontrollon udhëtarët.
Në videoklip po ashtu dëgjohet sirena e alarmit teksa bie ende.
Videon mund ta shihni më poshtë