Lajmet e fundit

Në Slloveni po mbahet samiti i Brdos.
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor krahas liderëve të rajonit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Klan Kosova ju sjell disa pamje brenda këtij samiti.
Gjatë ditës pritet të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Takimi do të realizohet në praninë e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.