Lajmet e fundit

Çiljeta Xhilaga nuk kishte se si të mos ishte e ftuar në dasmën e kolegut të saj, Sinan Hoxhës.
E veshur me një fustan ngjyrë vjollce, ajo ka publikuar një fotografi në instagramin e saj pranë pishinës së lokalit ku po zhvillohej dasma.
Ajo mbante të veshur një fustan i cili mjaft mirë ia hidhte në pah format e trupit të saj, të pa ndryshueshme edhe pasi ka lindur një djalë.
Çiljeta këtë verë ka ardhur me një projekt mjaft interesant me reperin shqiptar Noizy. Që të dy së bashku kanë sjellë për fansat e tyre këngën “Gangsta Love”, video klipi i së cilës është plot 12 minuta.