Lajmet e fundit

Pamela Anderson ka vizituar sot themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, transmeton Klan Kosova.
Anderson ka thënë se ajo beson në fjalët e tij.
“Unë me të vërtetë besoj në të dhe mendoj se ai është një njeri i mirë dhe jam e shqetësuar në lidhje me shëndetin e tij dhe familjen e tij dhe vetëm shpresoj në ndonjë mrekulli që ai të lirohet”.
Pamela Anderson për herë të parë u takua me Julian Assange në gusht të vitit 2014 kur mori këshilla nga ai rreth fondacionit për mbrojtjen e kafshëve.
