Lajmet e fundit

Në episodin e fundit të "Goop", aktorja Gwyneth Paltrow e ka intervistuar nënën e saj Blythe Danner, ku gjërat u bënë shumë personale pasi i sugjeroi që të hapte një llogari në rrjetin social Tinder.
Meqë 75-vjeçarja e refuzoi këtë ide, atëherë Gwyneth i tha se do t'ia blinte një vibrator, për çka nëna e saj iu kundërpërgjigj: "Faleminderit shumë, por jo flm".
Danner ishte e martuar me babain e Gwyneth, regjisorin dhe producentin Bruce Paltrow, nga viti 1969 e deri më 2002 kur ai ndërroi jetë.
"Më duhet të them se më pëlqen shoqëria e vetes sime dhe po filloj të shndërrohem në vetmitare, për çka duhet të kem kujdes", i tha ajo së bijës, duke e vënë në pah se i pëlqen të kalojë kohë me nipërit dhe mbesat e saj, si dhe me disa miq, por që "asnjëherë nuk ka qenë person i shoqërueshëm".