Lajmet e fundit

Aktorja Gwyn Paltrow dhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, mbrëmë e kanë festuar së bashku natën e Falenderimeve.
Të dy janë ndarë në fillim të këtij viti pas 12 vitesh martesë, mirëpo të janë shprehur se miqësia e tyre nuk ka mbaruar.
“Vetëm pse një lidhje romantike përfundon nuk do të thotë se të gjitha pjesët e asaj lidhje duhet të përfundojnë”, është shprehur Martin para ca kohësh.
Në një fotografi të cilën e ka postuar Paltrow në Instagram, ish cifti shihen me vajzën e tyre 11 vjecare si dhe djalin nëntë vjecar.
Përvec familjes së ngushtë, mbrëmjen e Falenderimeve ata e kanë festuar edhe me shumë persona të tjerë.
“Urime Falenderimet nga ne”, ka shkruar aktorja e Iron Man.