Lajmet e fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edi Paloka deklaroi se pasi kryeministri Edi Rama mohoi dje të ketë drogë në Dibër, sot policia njoftoi se ka asgjësuar 4780 rrënjë kanabis atje, duke hedhur poshtë, sipas tij, gënjeshtrat e Ramës.
“Edi Rama deklaroi dje në Parlament se nuk ka drogë në Dibër. I erdhi në ndihmë edhe Damiani që tha se klima në Dibër nuk është e mirë për drogë. Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës. Rama sërish e mohoi dhe nuk iu përgjigj sfidës. Por, sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjesuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër. Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës”, tha Paloka, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.