Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Sipas raportimeve të mediave serbe, fillimisht u mbajt një takim "kokë më kokë" dhe më pas vazhdoi me zyrtarë të tjerë, transmeton Klan Kosova.
Zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar së fundmi se Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.