Lajmet e fundit

Zëvendësndihmësi sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer duhet të përfshihet në "misionin e pajtimit" në mes të Beogradit-Prishtinës dhe gjithashtu duhet të marrë një nga rolet kryesore në negociatat e ardhshme në të dyja anët,.
Kështu shkruan e përditshmja serbe "Danas" duke iu referuar burimeve diplomatike në Perëndim, transmeton Klan Kosova.
Kjo e përditshme serbe më tej shkruan ende nuk është përckatkuar kush do të jetë negociatori kryesor i Shteteve të Bashkuara në fazën e ardhshme të negociatave, të cilat do të jenë përfundimtare kur bëhet fjalë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por që një nga rolet më të rëndësishme, natyrisht, që do ta ketë Palmer, i pranishëm për më shumë se dy dekada në Ballkanin Perëndimor./klankosova.tv/.