15.03.2018 · përditësuar para 3061 dite1 min lexim
Me shumicë votash të deputeteve të Kuvendit të Kosovës, është votuar propozim vendimi që pallati i rinisë e sporteve në kryeqytet t’i jepet në menaxhim komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, i falënderoi deputetët që votuan pro këtij propozim vendimi, dhe premtoi se brenda tri viteve të ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojnë në renovimin e kësaj hapësire publike të kryeqytetit.
Nga viti 2016, Pallati i Rinisë e sporteve ka qenë në likuidim si ndërmarrje shoqërore, ndërkohë që, që nga paslufta ka qenë nën menaxhimin e Agjencisë kosovare të Privatizimit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.