Lajmet e fundit

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, tha sot se pala shqiptare ka shkelur marrëveshjen dhe sillen në mënyrë jokorrekte, ndërsa sipas tij, Komisioni Evropian një gjë të tillë duhej ta thoshte që të mos tërheqë simetri të rreme se të gjithë janë ngapak fajtor.
"Kjo nuk është e drejtë, as nga ana e zonjës (Federica) Mogherini, as nga BE-ja që të veprojnë sipas parimit ne të gjithë jemi njësoj fajtorë, sepse ne nuk jemi të gjithë njësoj fajtorë. Pala shqiptare shkel marrëveshjen", ka thënë Vulin, raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.