Lajmet e fundit

Drejtori i zyrës koordinuese për punës e dialogut në delegacionin e Serbisë, Dragan Vladisavljeviq, sapo ka dalur nga takimi që po mbahet në Bruksel me palën kosovare.
Ai, iu ka thënë mediave serbe se po bëhen bisedime shumë të vështira për katër temat kyçe per të cilat janë duke biseduar dy ekipet e prira nga kryemnistri kosovar Isa Mustafa dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në Twitter, Suzana Vasiljeviq, shefja për media e kryeministrit serb, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, në këtë raund të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit po diskutohet për krjimin e Asociacionit të komunave serbe, telekominë, energjinë si dhe lirinë e lëvizjes.