Lajmet e fundit

Pal Lekaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka dënuar sulmin që ndodhi sot në Stamboll të Turqisë gjatë të cilit mbetën të vdekur 10 persona.
"Bota e egër po paraqet rrezik të madhe për mbarë botën moderne!"
"Sot nga sulmet terroriste gjegjësisht nga njerëzit e botës së egër nuk është tronditur vetëm Turqia por mbarë bota moderne sepse akte qyqare që shkaktuan vdekjen e dhjetëra qytetarëve nuk i përkasin njeriut të sotme modern por janë akte të një bishe të egër që nuk njeh ma as Zot as njeri."
"Andaj sot solidarizohem me të gjithë familjaret e viktimave, me Shtetin e Turqisë duke u lutur që një ngjarje e tillë shëmtuar mos të ndodh ma në asnjë shtet", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.