Lajmet e fundit

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për humbjen e deputetit të kësaj të fundit, Agim Kikaj.
“Familjes Kikaj, qytetarëve të Kosovës, kolegëve, LDK-së u shprehë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një kolegu të mirë, që ka kontribuar për të mirën e vendit”.
Lekaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se humbja e deputetit Kikaj është një humbje e madhe e cila nuk mund të shprehet me fjalë.
“Ka qenë komunikativ dhe ka qenë mjaft i afërt dhe i drejtë”.
Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnatës pas një infarkti në zemër, derisa vetëm momente më parë është varrosu në fshatin Lupq i Poshtëm.